Hapësire reklamuese

Politikë

Në listën e Lulzim Bashës, Dash Shehi zbulon në cilin qark do kandidojë për deputet; Fton kritikët në PD: Kam folur unë me kryetarin

Shkruar nga Newsbomb
Kreu i LZHK-së Dash Shehi

Kreu i LZHK-së Dash Shehi, ka arritur sot marrëveshje me Lulzim Bashën për të kandiduar brenda listës së Partisë Demokratike, bashkë me aleatët e tjerë. Shehi ka zbuluar se ai vetë do të kandidojë në Tiranë, në 25 prill.

Kreu i LZHK-së ftoi dhe kritikët Jozefina Topalli, Astrit Patozi e Bamir Topi që të bëhen pjesë e opozitës, për zgjedhjet e 25 prillit. Në Report TV, ai u shpreh se këtë çështje e ka folur dhe me Bashën.

Pjesë nga fjala e Dash Shehit:

Të gjithë ne me dorëen tonë kemi firmosur një marrëveshje me Bashën. Dhe ai e ka respektuar këtë. Pastaj Mediu dhe të tjertë, çfarë kërkojnë duhet të dalin dhe të flasin vetë me kreun e PD.
Këta janë kolegët tanë, kontribojnë të gjithë në demokraci.

Ne 5 partitë do jemi në listë me PD. Mund të ketë të tjetër po nuk e di. Unë i bëj thirrje dhe Topallit, Patozit, Topit dhe të tjerëve që le të vijnë të na bashkohen. Unë uroj që të më dëgjojnë. Këto i kam shtruar dhe me Bashën. I kam shtruar dhe publikisht.

PD dhe opozitës në përgjithsi, i vlen dhe një votë jo më një parti. I vlejnë sindikalistët, nëse ka. Intelektualët e pavarur. Njerëzit që bëjnë opinion. Të gjithë këto i vlejnë opozitës. Kam shpresë se kjo do bëjë që të rritet rezultati, por të prodhojmë dhe një filozofi të re, mënyrën sesi bëhet politikë. Ka mbaru koha e individëve që e marrin Shqipërinë dhe e nxjerrin nga e keqja, se këto eksperimente dolën pa sukses.

Bashkim do të thotë të bashkojmë njerëz që mendojnë ndryshe,.. Ata që mendojnë njëlloj i ka bashku Zoti.

Lexo edhe: Pas Dukës, Lulzim Basha bind Nard Ndokën dhe Dash Shehin

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu