Hapësire reklamuese

Politikë

Në limitet e dorëzimit të Bashkisë, Voltana Ademi i zgjati me tre vite mandatin e drejtorit të dënuar me 8 vite burg

Shkruar nga Newsbomb

Kryetari i ri i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia vendosi të largojë nga detyra dy administratorë, vetëm pak javë pasi kishte marrë detyrën e re.

Ai shkarkoi dy krerët e Njësive Administrative në Dajç dh Postribë, ndërsa disa media raportuan se arsyeja ishte mbështetja që ata i kishin ofruar Lulzim Bashës.

E megjithatë, duket se një drejtor, Spahia do ta ketë të pamundur ta shkarkojë, të paktën për tre vitet e ardhshme. Kjo pasi ish-kryebashkiakja Voltana Ademi vendosi që në limitet e dorëzimit të mandatit të saj, të riemëronte në krye të Ujësjellës Kanalizimeve të Shkodrës Mark Mollës.

Vendimi i Ademit ngre dyshime, duke qenë se Mark Molla është një personazh kontravers. Ai është dënuar me 8 vite burg në vitin 1989 për përvetësim prone. 10 muaj për shpërdorim detyre, dhe 10 muaj për falsifikim të dokumentit zyrtar.

Ndërsa si drejtor i UKSH-së, Kontrolli i Lartë i Shtetit identifikoi te ndërmarrja e Mollës një sërë shkeljesh të rënda, 4 nga të cilat lidhur me tenderit dhe procedurat e prokurimit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu