Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Në Kurthin e Piter Pan”, Samir Mane flet për jetën private dhe familjen

Shkruar nga Newsbomb

Biznesmeni dhe filantropi Samir mane ka qenë I ftuar në një emision televiziv në Tv Klan, ku ka bashkëbiseduar me fëmijët. Është hera e dytë që mane shfaqet në ekran në një format të tillë.

Ai iu përgjigjur disa pyetjeve me “spec” nga ana e vogëlueshëve, ku rrefeu njohjen me bashkëshortën dhe marrëdhënien me vëllezërit në fëmijëri, jo me pak tone humori.

Më poshtë pjesë nga biseda e tij me fëmijët:

Priami: Unë këtu te “Piter Pani” jam njohur me një gocë, po ti ku je njohur me gruan tënde?

Samir Mane: Je njohur me një gocë? A mund t’ia thuash emrin?

Priami: Të vij ta them te veshi se s’mund ta them këtu.

Samir Mane: E kemi sekret.

Alketa Vejsiu: Vetëm unë e populli.

Samir Mane: Jam shumë i kënaqur për zgjedhjen tënde. Unë nuk e kam njohur gruan në moshën tënde, e kam njohur kur kam qenë më i madh, e kam njohur në Vjenë të Austrisë, aty jemi njohur bashkë. Kështu që përgjigjia është në Vjenë para shumë vitesh. Por ndërkohë sekretin që më the mua mbaje.


Alketa Vejsiu: Sa vite keni bashkë?

Samir Mane: 30 vjet.

Alketa Vejsiu: 30 vjet sukses, 30 vjet martesë e suksesshme. Kjo po që është një arritje shumë e mirë!

Rajna: Une kam nje vella te vogel, po ti a ke ndonje moter apo vella?

Samir Mane: Unë kam dy vëllezër. Nje me te madh dhe nje me te vogel.


Rajna: Po kur ishit të vegjël për çfarë ziheshit?

Samir Mane: Thuajse per gjithcka. Vellai i madh me merrte lodrat mua dhe une i merrja lodrat vellait te vogel. Per lodra grindeshim me shume. 

Rajna: A i thua tani vëllait shko te Jumbo merr lodrën që jemi grindur?

Samir Mane: Prandaj vendosa të hap dyqanet Jumbo që të mos grindeni me vëllezërit dhe motrat.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu