Hapësire reklamuese

Showbiz

Në kulmin e fushatës të të atit, Shkëlzen Berisha publikon foton e dy zemrave të tij

Shkruar nga Newsbomb
Në kulmin e fushatës të të atit, Shkëlzen Berisha

Teksa Sali Berisha është në kulmin e fushatës për të rrëzuar nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, djali i tij Shkëlzen Berisha e ka zhvendosur vëmendjen nga politika duke publikuar një foto të së ëmës, Lirie Berishës së bashku me të fejuarën e tij, Armina Mevlanin.

Në foton e publikuar nga Shkëlzeni, Armina shihet teksa ka shkuar për vizitë në stendën e vjehrrës së saj në Panarin e Librit.

Krah fotos djali i ish kryeministrit ka vendosur dy emoji “zemra”.

Kujtojmë se Lirie Berisha, këtë vit në Panairin e Librit në Pallatin e Kongreseve po prezanton librin e saj më të ri, të titulluar  “Nënë Tereza në jetën time”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.