Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Kulture & Art

Në kujtim të Jim Morrison: Kam lindur duke qarë kur të gjithë qeshnin. Do të vdes duke qeshur, kur të gjithë do të qajnë!

Shkruar nga Newsbomb

James Douglas Morrison, (1943-1971), do të mbetet në kujtesë si një kantautor, poet, shkrimtar por edhe kontributor në kinematografi.

Ai njihet si figura kryesore e grupit të muzikës “The Doors” dhe është konsideruar si një nga personalitetet më tërheqëse të historisë së muzikës rock. Në 3 korrik 1971, Jim Morrison u gjend i vdekur në vaskën e apartamentit të tij në Paris. Në versionin fillestar të policisë vdekja e këngëtarit ishte si pasojë e atakut kardiak. Fakti se kufoma nuk iu nënshtrua autopsisë krijoi një stuhi hamendësimesh. Ndër pëshpëritjet më të zëshme mbetet se vdekja e Jim Morrison ka ardhur nga një mbidozë heroine dhe alkooli.

Misterin e shkaktarëve të fundit të këtij miti e plotëson edhe fakti tjetër, mbajtja për më se një javë të fshehtë lajmin e vdekjes nga pjesëtarët e tjerë të grupit. Varri i tij ndodhet në varrezën Pere Lachaise në Paris të Francës, që është atraksioni i katërt i kryeqytetit parizien pas Kullës Eiffel, katedrales Notre Damit dhe Harkut të Triumfit. Më poshtë mund të lexoni 43 thënie të tij.

THËNIE PËR VETEN DHE JETËN

Kam lindur duke qarë kur të gjithë qeshnin. Do të vdes duke qeshur, kur të gjithë do të qajnë!

Bëj që jeta jote të jetë një ëndërr, por mos lejo që ëndrra të bëhet jeta jote!

Jeta më dhuroi tri zgjidhje: seks, drogë dhe vdekje. Unë zgjodha dy të parat; e treta më zgjodhi mua!

Dielli që perëndon të prek në shpirt, vetëm për të të kujtuar se të vodhi dhe një ditë!

Mos jeto me frikën e vdekjes, por vdis me gëzimin se ke jetuar!

Më mirë të humbasësh një çast të jetës, sesa jetën në një çast!

Ne nuk jemi ata që jemi, por vetëm ajo që të tjerët shohin tek ne!

Derisa ngjyra e lëkurës do të jetë më rëndësishme sesa ngjyra e syve, do të ketë luftë!

Më mirë një fund i dëshpëruar sesa një dëshpërim pa fund!

Të lindësh e pastaj të vdesësh. Ky është absurditeti i jetës!

THËNIE PËR VDEKJEN, TRISHTIMIN DHE HIDHËRIMET E DASHURISË…

Prapa çdo loje ekziston ideali i vdekjes!

Të gjithë kërkojnë një mik, por asnjë nuk provon të bëhet i tillë!

Po u zgjove në mëngjes dhe nuk e pe diellin ose dielli je ti, ose ke vdekur!/ Publikuar nga Albert Vataj

Përse nuk na lejojnë të dashurojmë… X vjeç kur mund të vdesim në çdo moshë?!

Nuk ju kërkova unë të më lindni, ndaj më lini të jetoj!

Dikush pret shiun për të mos qarë vetëm!

Jeta është veç një ëndërr në rrugën e vdekjes!

Uroj që kur të vdes të shkoj në Parajsë, sepse Ferrin e jetova këtu!

Dashuria është gëzimi i qenies dy, tmerri që mbetesh një, frika se bëhesh tre!

Nëse juve ju mungon dikush në botë, për mua jeni ju që i mungoni botës!

Mos qaj! Sepse në botë ekziston gjithnjë një person që jeton për buzëqeshjen tënde!

Kam provuar të eci këmbëzbathur rrugës shtruar plot kujtime, aty ku këmba shkelte dhimbje aty, ku dhimbja shkelte dhimbje…!

Sikur të na jepej gjithë fuqia magjike që të lexonim mendimet e njëri-tjetrit, supozoj që efekti i parë do të ishte shkatërrimi i të gjitha miqësive…!

Merr pak dhimbje nga e imja, shpirti im po të thërret, po kjo jetë po s’pati dhimbje kurrë s’mund të quhet jetë…!

Sado të këqija qofshin ditët, pa to s’dua të mbetem, qaj vetëm ditët e bukura se të këqijat qajnë vetveten…!

Çdo gjë lind e vogël dhe pastaj rritet, vetëm fatkeqësia lind e madhe, pastaj zvogëlohet…!

Ka kaq kohë që çdo ditë të shoh e më duket se të shoh për herë të parë…!

Hero nuk është ai qe bie në betejë, është ai që kur rrëzohet gjen forcën për t’u çuar e lufton përsëri…!

Pasqyra është miku im më i mirë sepse sa herë qaj nuk qesh me mua…!

Më pëlqejnë adoleshentët se çdo gjë që bëjnë e bëjnë për herë të parë…!

Të vrasësh është kurajo e momentit…të lësh të jetojnë është kurajo e përjetshme…!

Do jepja dhe jetën për të jetuar përjetësisht…!

Ndonjëherë mjafton një çast për të harruar një jetë e ndonjëherë nuk mjafton e tërë jeta për të harruar një çast…!

Pas gjakut, gjëja më e mirë që një burrë mund të japë, janë lotët e tij…!

Dhashë gjithçka që munda. Jam një poet që tregon historitë e tij e një këngëtar që këndon poezitë e tij…!

Midis të mirës dhe të keqes ka një porte… dhe unë ta hap!

– Mos u kënaq me horizontin… kërko pafundësinë!

Unë jam kështu, sepse shpreh atë që kam brenda…!

Jeta është si një pasqyrë, të qesh në qofte se e shikon duke qeshur…

Nuk do plakem kurrë, sepse jam një yll që bie…!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll