Tirana
few clouds
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
86 %
1kmh
20 %
Die
10 °
Hën
9 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
11 °
E diel, 29 Janar, 2023

Në kufi me Rusinë, shefi i NATO-s takon trupat shqiptare me mision në Letoni

spot_img

Lajme të ngjashëm

Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg, është takuar dje me trupat paqeruajtëse shqiptare që shërbejnë me mision në Letoni. Vendi ndodhet në kufi me Rusinë dhe Bjellorusinë, dhe frika për një agresion të mundshëm rus është në rritje ndaj dhe Aleanca ka shtuar praninë e trupave.

Në foton e mëposhtme, Stoltenberg shihet teksa takon një drejtues të lartë të trupave shqiptare në Letoni. “Shqipëria eksportuese e paqes, si aleate dinjitoze në NATO – Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg, dje me trupat shqiptare ne Letoni”, shkruan ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

NATO ka garantuar vendet aleate se nëse Rusia tenton të prekë një nga ata, atëherë do të vihet në fuqi Neni 5 i Aleancës, i cili thotë se nëse një nga aleatët cënohet, atëherë në luftë janë të gjithë.

Më shumë


spot_img








spot_img