Hapësire reklamuese

Bota

Në krah të partneres 53 vite më të re, ja “dasma simbolike” e Berlusconit dhe deputetes në vilën luksoze në Lombardi  

Shkruar nga Newsbomb

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka kurorëzuar sot dashurinë me partnerten e tij 32 vjeçare, Marta Fascina.

Ceremonia e "dasmës simbolike" u zhvillua sot në vilën Gernetto di Lesmo, në Brianza, Itali, me pak të ftuar. Berlusconi kishte veshur një kostum blu Armani, ndërsa Fascina kishte veshur një fustan të bardhë me dantellë francize, ndërsa në duar mbante një buqetë me zambakë.

Ceremonia u shoqërua me muzikën e një violinisti të njohur, Gianni Letta.

Po kush është nusja 32-vjeçare?

Marta është deputete e Forza Italia-s në Parlamentin italian dhe ka dy vjet që bashkëjeton me kreun e partisë së saj.

Berlusconi ka pas krahëve dy martesa të dështuara dhe 5 fëmijë. Ai ka patur disa të fejuara shumë më të reja se veten, gjatë moshës së tretë, si dhe do të mbahet mend për procesin “bunga bunga”, me vajza të reja “eskorta”, për çka gjykata e dënoi për nxitje të prostitucionit. Berlusconi u shërbeu për gati një vit në mencë moshatarëve të vet në një azil, pasi burgimi iu konvertua me punë në komunitet.

Sondazh

Poll