Hapësire reklamuese

Rajoni

Në Kosovë rrisin "vigjilencën", Konjufca: Ushtria të shtojë nivelin e armatimit, nuk përjashtohet agresioni serb

Shkruar nga Newsbomb
Në Kosovë rrisin "vigjilencën", Konjufca: Ushtria

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, ka thënë sot se raportet shtetërore mes Kosovës dhe Serbisë janë shumë më të këqija sesa raportet Rusi-Ukrainë, prandaj shprehet se nisur nga kjo, asnjëherë s’duhet përjashtuar mundësia e një agresioni serb ndaj Republikës së Kosovës.

Kryeparlamentari i Kosovës shton se kur bëhet fjalë për Serbinë, duhet përgatitur për skenarin më të keq. Sipas tij, FSK-ja duhet të shtojë dhe rrisë nivelin e të drejtës për llojin e armatimit. Glauk Konjufca shprehet se kjo duhet bërë në partneritet me NATO-n.

“Kurrë s’duhet ta përjashtojmë mundësinë dhe potencialitetin e një agresioni serb mbi Republikën e Kosovës. Duke u nisur nga ky pretendim, nga ky postulat, për këtë arsye ne mendojmë që forcat e sigurisë së Kosovës duhet ta rrisin nivelin e të drejtës së tyre për llojin e armatimit.

Pra, Republika e Kosovës padyshim që duhet ta ketë edhe nivelin artilerik të ushtrisë së vet. Natyrisht, këto do t’i bëjmë në bashkëpunim të ngushtë me NATO-n. Në njëfarë mënyrë, ne duhet t’i bindim ata si partnerë, që Kosova ka nevojë për këtë gjë”, ka thënë Konjufca.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.