Hapësire reklamuese

Social Bomb

Në Kosovë për të mbështetur ish-trajnerin e Flamurtarit, ish-deputeti i Vlorës batuta me Shpëtim GJIKËN: Bëni një analizë të ndeshjes me Bylisin (KOMENTI)

Shkruar nga Newsbomb
Shpëtim Gjika bashkë miqtë e tij drejt rrugës për në Kosovë

Humbja e turpshme e Flamurtarit 5-0 ndaj Bylisit në javën e 6-ë të kampionatit është bërë pjesë e bisedës midis ish-kryebashkiakut të Vlorës Shpëtim Gjika dhe ish-drejtort të ISHSH-së Eltar Deda.

Ish-presidenti i Flamurtarit do të ndjekë sot derbin e Anamoravës në kampionatin e Kosovës midis Gjilanit dhe Dritës. Në një koment në profilin e tij në Facebook, ish-deputeti Deda e ngacmon Gjikën duke i kërkuar të analizojnë sfidën e djeshme bashkë me miqtë e tij duke qenë se e njohin mirë futbollin.

Gjika bashkë me ish-futbollistin e Flamurtarit Vasil Ruci dhe miqtë e tjerë do të mbështesin trajnerin e Gjilanit Gentian Mezanin, i cili ka nisur karrierën si trajner te Flamurtari.

Ndërkohë, klubi kuqezi po kalon një nga periudhat më të errëta në historinë e tij, ku ka marrë vetëm 1 pikë pas 6 javësh kampionat duke rrezikuar në këtë mënyrë qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar.

Mesazhet në Facebook midis Shpëtim Gjikës dhe Eltar Dedës:
Rrugës për Kosovë!

Për të parë derbyn e Anamoravës, Gjilani - Drita!

Forca Gjilani!

Forca Skifterat!

Forca Gent Mezani !

Eltar DedaGrup i lezetshem! Po jeni që jeni bashke bëni edhe një analizë të ndeshjes së djeshme ne Ballshit. Suksese Gent Mezanit!

 

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.