Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Në konflikt prej 6 vitesh për pasurinë, ky është Besnik Pjetri që vrau ish-vjehrrin e tij dhe ish-kunatin në Lezhë

Shkruar nga Newsbomb
Në konflikt prej 6 vitesh për pasurinë, ky është Besnik

Personi që shihni në foto është Besnik Pjetri, i cili mbrëmjen e kaluar vrau me armë zjarri ish-vjehrrin e tij dhe kunatin, Pjerin e Gent Përjaku.

Autori Besnik Pjetri shkoi në shtëpinë e ish-gruan dhe pas një konflikti ai nxori armën dhe vrau babë e bir, të cilët ditën e djeshme ishin kthyer nga Italia.

Autori ishte baba i dy vajzave dhe prej 6 vitesh ishte i divorcuar nga bashkëshortja, mirëpo konfliktet ishin të vazhdueshme për pronat dhe pasurinë.

Gjatë kësaj periudhe, ai kishte patur konflikte të vazhdueshme me ish-gruan dhe me familjen e saj. Madje ai ishte denoncuar edhe nga ish-gruaja për dhunë në Itali, ku edhe ka bërë 2 vite burg.

Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e djeshme në fshatin Grykë e Zezë të Lezhës, ndërkohë autori Besnik Pjetri është shpallur në kërkim nga policia.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll