Në këtë vend duhet 1 ditë për të shkarkuar filmin, këto janë shtetet me internetin më të shpejtë në botë, ja ku renditet Shqipëria

Publikuar tek: bota, më 22:20 14-09-2020 Në këtë vend duhet 1 ditë për të shkarkuar filmin, këto janë shtetet me internetin më të shpejtë në botë, ja ku renditet Shqipëria Ilustruese

Kompania britanike "Cable.co.uk" ka bërë një studim se në cilin shtet rrjeti i internetit është më i shpejtë.

Sipas këtij studimi në 221 shtete, në Lihtenshtajn është rrjeti më i shpejtë i internetit, ndërsa më i ngadaltë është në Sudanin jugor.

Në këtë listë Shqipëria renditet në vendin e 104, ndërsa nga vendet e rajonit Kroacia është në vendin e 25, Rumania në vendin e 26, Bullgaria e 36-ta, Serbia në vendin e 65-të, Mali i Zi në vendin e 68-të, Kosova është në vendin e 73-të, Bosnja e Hercegovina në vendin e 88-të.

Së bashku me Lihtejnshtajnin, në krye të listës qëndron edhe një shtet i vogël si Gjibraltari, ndërsa në 10 vendet e para futen edhe Luksemburgu dhe Monako.

Vendet afrikane kanë internetin më të ngadaltë, mesatarisht 3.8 megabite për sekond, ku një film shkarkohet për më shumë se 4 orë, ndërsa në Sudanin Jugor nevojitet gati 1 ditë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mediat ruse: Moska do të tërheqë trupat në kufi me Bjellorusinë, Putin i jep 1.5 mld $ Lukashenkos
Britania ndryshon ligjet, BURG PËRJETË për shoferët e dehur dhe ata që përdorin telefonin »
Article Logic
Execution time: 0.011752843856812
array(1) { ["section"]=> string(135) "ne-kete-vend-duhet-1-dite-per-te-shkarkuar-filmin-keto-jane-shtetet-me-internetin-me-te-shpejte-ne-bote-ja-ku-renditet-shqiperia-220403" }