Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Në këtë shtet EUROPIAN hyni VETËM nëse e keni KALUAR COVID-19, 'Pasaporta e Imunitetit' mund të bëhet realitet në 2021

Shkruar nga Newsbomb
Në këtë shtet EUROPIAN hyni VETËM nëse e keni KALUAR

Kufijtë e Hungarisë nuk janë gjithmonë vendi më miqësor për të huajt.

Mes pandemisë, ajo u ka mbyllur dyert pothuajse të gjithëve, madje edhe fqinjëve të saj evropianë.

Në Hungari mund të hyjnë vetëm ata persona që japin prova se janë rikuperuar nga Covid-19, në gjashtë muajt e fundit. Ndërsa ata që nuk janë infektuar asnjëherë dhe që nuk kanë një provë që janë infektuar dhe më pas e kanë kaluar Covid-19 nuk mund të kalojnë kufirin e Hungarisë.

Ekspertët i quajnë këto lloj politikash një lloj "pasaportë imuniteti". Por a ju jep imunitet në të vërtetë kalimi i virusit? Provat e deritanishme sugjerojnë se për shumicën e njerëzve, po.

Studimet kanë treguar se trupi i një personi të infektuar me koronavirus përmban anti trupa edhe shumë muaj pasi e ka kaluar sëmundjen. Kështu që rreziku që një person të infektojë dikë tjetër pasi ka kaluar koronavirusin është i ulët.

Megjithëse shkenca nuk e ka vërtetuar plotësisht se sa zgjat imuniteti, ka pasur vetëm disa raste të dokumentuara të ri-infektimit.

Testimi dhe përjashtimi i karantinës në kufi fillon më 10 dhjetor. Magneti turistik i Atlantikut të Veriut do të pranojë prova të dokumentuara të një testi pozitiv të reaksionit zinxhir polimerazë (PCR) që është të paktën 14 ditë i vjetër.

"Skenari më i keq i një politike të tillë është stimulimi i njerëzve që të infektohen me Covid-19 , në mënyrë që të demonstrojnë imunitetin. Kështu që papritur mund të shihni njerëz që nuk mbajnë maska, nuk respektojnë distancën, sepse duan që të infektohen me qëllim. Kjo mund të ndodhë sidomos nëse shumë vende do të miratojnë një skemë të ngjashme",- thotë për CNN Carmel Shachar, një ekspert i biotekës dhe ligjit të shëndetit të Universitetit të Harvardit.

Ekspertët në disa revista kryesore mjekësore kanë paralajmëruar gjithashtu se pasaportat e imunitetit mund të stimulojnë njerëzit e shëndetshëm për të kërkuar me qëllim infeksionin.

Mbetet e paqartë nëse dikush është infektuar me qëllim për të hyrë në Hungari, por etika e Universitetit të Oksfordit Rebecca Brown e ka të vështirë të besojë. Disa ekspertë kanë thënë se politika e ndjekur nga Hungaria është tërësisht e gabuar. Kjo ndodh sepse shumë njerëz janë të shqetësuar për pasaportat e imunitetit, pasi duan që të udhëtojnë në shtetet evropiane për punë të ndryshme.

CEO i linjës ajrore Australiane Qantas, Alan Joyce, tashmë ka sugjeruar që në të ardhmen, udhëtarët do të duhet të provojnë se janë vaksinuar në mënyrë që të hipin në avion.

Pas Hungarisë edhe Islanda ka plane për një politikë të ngjashme duke filluar nga java e ardhshme. Kjo u jep leje qytetarëve që janë infektuar më parë të injorojnë respektimin e rregullave anti-covid.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll