Është shtyrë për të disatën herë radhazi seanca gjyqësore për Myrteza (Zani) Caushin në Gjykatën e Korçës.
Gjykata ka shtyrë seancën e radhës për në datën 14 prill pasi Zani Caushi kërkon ndryshimin e llojit të sigurisë së burgut.
Caushi kërkon lirimin e tij pasi ka kryer 25 vite burg dhe pretendon se është rehabilituar edhe për faktin se është familjar.
Aktualisht Caushi qëndron në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës ndërsa ndaj tij rëndon masa dënimi me burg përjetë për vrasje, trazirat e 1997 dhe grup kriminal.