I shumëkërkuar nga policia greke për vrasje, po kjo nuk e pengon aspak Elis Salajn që të shijojë kafen me miqtë e tij.
Elisi pjesë e nje grupi kriminal, i cili akuzohet për vrasjen e një 39-vjeçari shqiptar në Athinë, vazhdon të jetë i lirë dhe të shijojë jetën sikur asgjë mos të ketë ndodhur.
Në videon e mëposhtme të postuar në rrjetet sociale, shihet i kërkuari Elis Salaj duke lëvizur lirshëm dhe duke u argëtuar me miqtë e tij në një kafe. Elis dyshohet se është pjesë e një bande të quajtur “Luanë” që merren me trafikim të lëndëve narkotike.
“Zougla” teksa ka postuar videon, shkruan se Elis akuzohet për vrasjen e Pëllumb Islami gjatë një shkëmbimi zjarri në një lokal në Athinë mbrëmjen e 21 shkurtit të 202.
Pëllumb Islami dhe vëllai i tij ndodheshin në lokalin në “Nea Ionia” mbrëmjen e 21 shkurtit. Vëllai i viktimës mësohet se ka debatuar me grupin rival të Elis Salaj. Pas përplasjes me fjalë debati ka degraduar në përdorimin e armëve të zjarrit. Nga të shtënat humbi jetën 39-vjeçari Pëllumb Islami, ndërsa autori dyshohet Elis Salaj.
[video width="720" height="364" mp4="https://cdnimpuls.com/newsbomb.al/wp-content/uploads/2024/01/bandicam-2024-01-30-18-52-05-112.mp4"][/video]