Hapësire reklamuese

Aktualitet

Në kërkim për vrasjen e Shkëlzen Kastratit në 2021, arrestohet Elmir Tufa

Shkruar nga Newsbomb
Në kërkim për vrasjen e Shkëlzen Kastratit në 2021,

Policia ka arrestuar këtë të enjte Elmir Tufën, i cili ishte i shpallur në kërkim për vrasjen e Shkëlzen Kastratit në shkurt të vitit 2021.

Uniformat blu bëjnë me dije se Tufa u arrestua ditën e sotme nga Forcat Operacionale në aksin Fushë Krujë-Vorë. Kujtojmë se 31-vjeçari është një nga 4 të akuzuarit për vrasjen e Shkëlzen Kastratit, më 1 Shkurt të 2021-it në qytetin e Fierit. Tufa akuzohet nga Prokuroria e Fierit që së bashku me Albert Zajën, i cili ndodhet në burg, Elson Xhecukën dhe Roland Carën kanë planifikuar, organizuar dhe ekzekutuar Shkëlzen Kastratin.

Më 2 mars të 2021, Elmir Tufa, foli nga arratia dhe mohoi përfshirjen në këtë ngjarje kriminale. Në një intervistë për emisionin Unikon, ai tha se ditën e vrasjes së Kastratit ka qenë në Krujë, dhe të gjitha vendet ku ai ka qenë janë të pajisura me kamera, të cilat e kanë filmuar.

LEXO EDHE: Vrasja e Kastratit në mes të Fierit, Elmir Tufa flet nga arratia: Nuk e njoh viktimën, ditën e ngjarjes isha në Krujë; Kamerat më kanë filmuar

Ngjarja ndodhi në datë 1 shkurt 2021, ku 41 vjeçarit Shkëlzen Kastrati iu bë atentat teksa udhëtonte me makinën e tij në zonën e rrethrrotullimit të Sheqit. Ai u qëllua me 2 plumba që i morën jetën.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar "Lokalizimi". 

Falë inteligjencës policore, Komisariati i Policisë Krujë në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë, lokalizojnë, kapin dhe vënë në pranga një shtetas të shumëkërkuar, me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

I shpallur në kërkim për vrasje, kapet dhe vihet në pranga 31-vjeçari. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me ato të Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimin, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shumëkërkuar nga Policia, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Lokalizimi".     

Si rezultat i këtij operacioni, në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë, ditën e sotme, është lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi E. T., 31 vjeç, banues në Tiranë. 

 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Vrasje me paramendim", pasi ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. K.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese