Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kërkuar sekuestrimin e pasurive të Florenc Çapjas, i cili është vënë nën hetim nga SPAK për vrasje të mbetur në tentativë ndaj Sokol Sanxhaktarit.
Bëhet me dije se Prokuroria ka kërkuar sekuestrimin e 10 pasurive të 41-vjeçarit dhe familjarëve të tij.
Në kërkesën e tij SPAK ka kërkuar sekuestrimin e një:
-are 500 m2 në Pogradec në emër të shtetasit Ferit Muç
-një ndërtesë sociale një kateshe me sipërfaqe trualli 36.2 m2
-sipërfaqe ndërtese 25.72 m2 në emër të Fejzulla Çapes.
-arë truall ndërtesë me sipërfaqe totale 1756 m2 edhe kjo në emër të prindërve të Florenc Çapjas.
-një godinë banimi me sipërfaqe 498 m2 dhe sipërfaqe ndërtese 293 m2.
Gjithashtu SPAK ka sekuestruar edhe një truall+ndërtesë, me sipërfaqe 360 m2 në emër të Bledar Muçës. Tre pasuri arë, përkatësisht me sipërfaqe 1380, 764 dhe 720 m2 në emër të prindërve të Florenc Çapjas, janë sekeuestruar nga ana e SPAK.
Nën sekuestro janë vënë dhe një autoveturë tip “Audi” si dhe një subjekt Lavazh+Bar Kafe, në emër të Fejzulla Çapjass. Kërkesa mban firmën e prokurorëve Behar Dibra, Doloreza Musabelliu dhe Altin Dumanit, ku sipas tyre këto pasuri dyshohet se e kanë prejardhjen nga aktiviteti kriminal.
I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani në dëshminë e tij për SPAK, ka rrëfyer detaje për atentatin që do t’i bëhej Sokol Sanxhaktarit, me kërkesë të Florenc Çapjas se ishte i lidhur me Suel Çelën. Kjo gjë është konfirmuar edhe nga i penduari tjetër i drejtësisë Henrik Hoxhaj i cili ka thënë se ai ka biseduar me Nuredinin në kohën kur ishin tek shtëpia e tij para vrasjes së vëllezërve Haxhia. Çapja është në kërkim edhe për vrasjen e babë e bir Gentian e Nezir Beqiri më 15 gusht të vitit 2012 në Elbasan.