Tirana
clear sky
-7.5 ° C
-7.5 °
-7.5 °
73 %
1kmh
0 %
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
9 °
Pre
10 °
Sht
11 °
E martë, 25 Janar, 2022

Në kërkim për vrasje, ekstradohet nga Anglia 47-vjeçari shqiptar

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 47-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë.

Sipas uniformave blu mësohet se shqiptari Defrim Iseberi është arrestuar nga autoritet policore në Mbretërinë e Bashkuar në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Apelit Shkodër, në vitin 2016, e ka dënuar me 8 vjet burgim, për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Iseberi më 16.10.1997, në Kukës, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin D. M., i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Ndërkohë po nga Interpol Tirana  është ekstraduar   drejt SHBA-së  shtetasja  Amerikane / Kanadeze , Lyda Yolanda Harris.

Njoftimi i plotë  Interpol Tirana:  

Ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë, një 47-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Nga ZQK Interpol Tirana, falë bashkëpunimit me autoritet e Mbretërisë së Bashkuar, u krye ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit Defrim Iseberi, 47 vjeç. Ky shtetas, është arrestuar nga autoritet policore në Mbretërinë e Bashkuar në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Apelit Shkodër, në vitin 2016, e ka dënuar me 8 vjet burgim, për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: Ky shtetas më datë 16.10.1997, në Kukës, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin D. M., i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Ndërkohë po nga Interpol Tirana  është ekstraduar   drejt SHBA-së  shtetasja  Amerikane / Kanadeze , Lyda Yolanda Harris.

Interpol Tirana në bashkëpunim me zyrën e ARSO-I pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë   kryen ekstradimin e shtetases Lyda Yolanda Harris drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ju dorëzua Marshall-ëve  Amerikanë . Arrestimi i saj u krye në vendin tonë në muajin gusht 2021, nga njësia policore speciale “Joint Shield”, në bashkëpunim  me Interpol Tiranën , me qëllim  ekstradimi për në SHBA.

Ky subjekt ishte shpallur në kërkim nga autoritetet amerikane, pasi Gjykata e Distriktit Jugor të Kalifornisë, ka lëshuar urdhër arrestin ndërkombëtar të datës 28.07.2021, për kryerjen e veprës penale “Komplot për kryerjen ose pjesëmarrjen në një organizatë përmes aktivitetit shantazhues”, parashikuar nga titulli 18 i Kodit Penal të SH.B.A-ve, seksioni 1962 (d).

Mbështetur në Traktatin Dypalësh të Ekstradimit ndërmjet  Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  u bë ekstradimi nga Shqipëria në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img