Tirana
broken clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
76 %
1kmh
75 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
9 °
Sht
9 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Në kërkim për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet 27 vjeçari në Kurbin

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kadri Kurtaj, 27 vjeç, është arrestuar nga Policia në Kurbin pasi ishte shpallur ën kërkim për dy vepra penale, “vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “armëmbajtje pa leje”.

Bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e një personi të shpallur në kërkim,  shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor “Sanxhaku”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

– Kadri Kurtaj (I.), 27 vjeç, banues në Sanxhak, Kurbin.

Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasje me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi më datë 14.08.2021, në qytet Laç, për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri shtetasin E. P.(T) dhe më pas është larguar nga vendngjarja për në banesën e dajës së tij, shtetasit A. K.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga Policia për kapjen e 27 vjeçarit, në banesën e shtetasit A. K., i cili u arrestua në flagrancë menjëherë pas ngjarjes më datën 14 gusht 2021, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se shtetasi K. K.(I) kishte plagosur 25 vjeçarin  shtetasin E.P.(T).

Gjithashtu, po në banesën e shtetasit A.K, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe një armë tjetër e llojit pushkë,  8 kallëpe me lëndë plasëse tritol, fitil zjarrëpërcjellës, 70 kapsolla detonatore dhe 1.3 kg lëndë narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img