Hapësire reklamuese

Aktualitet

Në kërkim për “Tentativë vrasje”, arrestohet 21 vjeçari në Durrës, kishte dalë për jetë nate me pistoletë me vete; Kush është Aleksandër Mehmetaj

Shkruar nga Newsbomb
Në kërkim për “Tentativë vrasje”, arrestohet 21

Aleksandër Mehmetaj, 21 vjeç, është arrestuar nga Policia e Durrësit, mëson newsbomb.al. Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim nga autoritetet pasi akuzohet për dy raste të “vrasjes së mbetur në tentativë”.

Burime të sigurta bëjnë me dije se ky shtetas, është arrestuar mbrëmjen e djeshme në qytetin bregdetar pasi kishte dalë për jetë nate. Edhe pse në kërkim, ai lëvizte i pashqetësuar, dhe madje shërbimet që e kanë prangosur, i kanë gjetur dhe një armë zjarri pistoletë, mëson newsbomb.al.

Kush është Aleksandër Mehmetaj

I riu nuk është një emër i panjohur për Policinë, pasi në shtator 2020 ka plagosur me armë zjarri shtetasin Spartak Beqaraj. Dy javë para se ta plagoste, Mehmetaj ishte konfliktuar me 45 vjeçarin Beqaraj. Ai e priti këtë të fundit në hyrjen e pallatit në Astir dhe pasditen e 21 shtatorit e qëlloi me pistoletë.

Ndërkohë, më herët Aleksandër Mehmetaj është arrestuar nga Policia pasi, plagosi me thikë dy persona në Sarandë dhe shkak ishte një sherr për motive banale, shkruan newsbomb.al. Ngjarja ka ndodhur në vvitin 2015 në qytetin bregdetar të Sarandës.

NJOFTIMI I POLICISË – VIDEO E SHOQËRIMIT

Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe Forcat “Shqiponja”, në vijim të punës për rritjen e parametrave në qytet, kapjen e personave në kërkim ose atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, rreth orës 01:30 të ditës së sotme, në lagjen nr. 13, te "Shkëmbi Kavajës", kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit policor të koduar "Shkëmbi i Kavajës", si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 21 vjeç, banues në Durrës. 

Aktualisht, ndaj shtetasit Aleksandër Mehmetaj janë caktuar 2 urdhër-arreste për 2 ngjarje të ndodhura më parë, konkretisht:

• Për veprat penale "Vrasja me dashje e mbetur në tentativë" dhe "Armëmbajtja pa leje", pasi më datë 02.07.2018, në Durrës, ka plagosur me armë zjarri shtetasin B. G;

• Për veprat penale "Vrasja me paramendim" e mbetur në tentativë dhe "Armëmbajtja pa leje", pasi  më datë 20.09.2020, në Tiranë, ka plagosur me armë zjarri shtetasin S. B.;

•Gjithashtu, për këtë shtetas ishte caktuar dhe urdhër-ndalimi, pasi ishte në kërkim për veprat penale "Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt" dhe "Mosbindja nga urdhrit të punonjësit të Policisë". 

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri, 5 fishekë dhe 4 aparate celulare. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu