Tirana
light rain
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
65 %
2.1kmh
20 %
Enj
27 °
Pre
27 °
Sht
26 °
Die
25 °
Hën
28 °
E enjte, 8 Qershor, 2023

Në kërkim për plagosje të rëndë me dashje/ Policia i shkon në banesë 32-vjeçarit, gjen armë e municion, në pranga babai (EMRAT)

Lajme të ngjashëm

Policia e Durrësit ka kontrolluar shtëpinë e 32-vjeçarit Fatbardh Dervishi, i shpallur në kërkim për plagosje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e një 32 vjeçari u sekuestrua një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, ndërsa ka rënë në pranga babai i të riut, shtetasi Ramazan Dervishi për armëmbajtje pa leje.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Vijojnë kontrollet për kapjen e personave në kërkim dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje.

Në kuadër të operacionit “Sukthi’, Policia ushtroi kontroll në banesën e 32-vjeçarit të shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje dhe armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrollit në banesën e 32-vjeçarit, Policia gjen dhe sekuestron një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Vihet në pranga babai i 32-vjeçarit, për armëmbajtje pa leje. Vijojnë kontrollet për kapjen e 32-vjeçarit. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në kuadër të operacionit të koduar “Sukthi”, ushtruan kontroll në banesën e 32-vjeçarit F. D., i shpallur në kërkim, me masë sigurie “Arrest në burg”, në mungesë, për plagosje të rendë me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe dy krehra pistolete me 18 fishekë luftarak, ndërsa 32-vjeçari nuk është gjetur në banesë.

Vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e 32-vjeçarit F. D.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Më shumë