Tirana
broken clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
3.1kmh
75 %
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
28 °
Mar
24 °
E premte, 17 Shtator, 2021
spot_img

Në kërkim për plagosje, arrestohet i riu në Tiranë (EMRI-VIDEO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

f6001d03f1fd0c90eb10b8009de06198

Policia e Tiranës ka arretsuar një 23 vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për plagosje.

Në pranga ka rënë, Albert Gjonpalaj, 23 vjeç, banues në Tiranë. Ky i fundit më 13.05.2018, në bulevardin “Bajram Curri”, pas një konfikti të çastit, në bashkëpunim me një shtetas tjetër ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. B., i cili ka mbetur i plagosur.

Sakaq, në momentin e arrestimit, të riu i është gjetur në çantën e dorës një armë zjarri pistoletë me 5 fishekë luftarakë.

Njoftimi i plotë:

Kapet dhe arrestohet një person i shpallur në kërkim për veprat penale ”Vrasja me dashje, e mbetur ne tentativë” në bashkëpunim dhe ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Në momentin e kapjes në një lokal, shtetasi A.Gj kishte me vete në cantën e dorës një armë zjarri pistoletë, me 5 fishekë luftarakë.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, si dhe falë bashkëpunimit shumë të frytshëm me aleatin më të çmuar të Policisë së Shtetit, qyetarët, shërbimet e Seksioneve për Krimet në Komisariatin e Policisë Nr. 6, pas informacioneve të marra për një person në kërkim, i cili ndodhej në një lokal në rrugën “Teodor Keko” dhe dyshohej se kishte dhe armë zjarri me vete, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin e koduar “Aleati”, i cili u finalizua me kapjen në flagrancë të shtetasit: A.G. 23 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Në momentin e kapjes në lokal, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Policia, këtij shtetasi iu gjet në çantën e dorës një armë zjarri pistoletë me 5 fishekë luftarakë.

Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprën penale ”Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë” në bashkëpunim dhe ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Shtetasi A. Gj, më 13.05.2018, në bulevardin “Bajram Curri”, pas një konfikti të çastit, në bashkëpunim me një shtetas tjetër ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. B., i cili ka mbetur i plagosur.

Materialet procedurale do t’i kalojne Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img