Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
0kmh
0 %
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
Mër
37 °
E shtunë, 31 Korrik, 2021

Në kërkim për drogë, arrestohet 55 vjeçari në Lezhë, në pranga dhe një tjetër që po mbillte hashash (EMRAT)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Zef Boçi 55 vjeç, është arrestuar nga Policia pasi ishte shpallur në kërkim për drogë. Blutë e Lezhës bëjnë me dije se tre ditë më parë gjykata ka dhënë ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasin Z. B., 55 vjeç, banues në Kashnjet, Lezhë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me vendimin e datës 12.07.2021 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, njofton Policia.

Gjithashhtu, nga Policia e Lezhës është arrestuar dhe një tjetër shtetas që po tentonte të kultivonte kanabis. Në pranga ka rënë 55 vjeçari Gjin Ndoci.

“Si rezultat i kontrolleve, në vendin e quajtur “Këneta e Balldrenit” është konstatuar në tentativë për të kultivuar bimë narkotike, shtetasi Gjin Ndoci, 55 vjeç, banues në Kallmet, Lezhë, i cili është vënë në pranga nga shërbimet e Policisë.”

Më shumë

spot_img
spot_img