Dy persona në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Franca dhe Kosova.
Sipas njofitmit të policisë mësohet se si rezultat i bashkëpunimit të ZQK Interpol Tirana me Interpol Paris, u bë ekstradimi nga Franca, i shtetasit Esmir Gabor alias Esmir Sheri, 34 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale "Vrasja”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.
Ky shtetas në janar 2021, në lagjen "Nënë Tereza", Lezhë, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin E. P.
Gjithashtu, nga Interpol Tirana, falë bashkëpunimit me autoritetet ligjzbatuese kosovare, u bë ekstradimi nga Kosova drejt Shqipërisë, i shtetasit Shkëlqim Ismaili, 49 vjeç.
49-vjeçari ishte shpallur në kërkim kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Njoftimi i plotë:
Interpol Tirana
Vijon bashkëpunimi me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Ekstradohen nga Franca dhe Kosova, 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Si rezultat i bashkëpunimit të ZQK Interpol Tirana me Interpol Paris, u bë ekstradimi nga Franca, i shtetasit E. G. alias E. Sh., 34 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me vendimin e datës 04.02.2021, i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale "Vrasja”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.
Rrethanat e ngjarjes: Shtetasi E. G. alias E. Sh., në janar 2021, në lagjen "Nënë Tereza", Lezhë, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin E. P.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Lezhë kanë ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, në ngarkim të këtij shtetasi, për veprat penale "Vrasja”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.
---
Gjithashtu, nga Interpol Tirana, falë bashkëpunimit me autoritetet ligjzbatuese kosovare, u bë ekstradimi nga Kosova drejt Shqipërisë, i shtetasit Sh. I., 49 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me vendimin e datës 13.08.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Rrethanat e ngjarjes: Shtetasi Sh. I. ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit antidrogë të koduar "Hudënishti", finalizuar më datë 08.08.2021, në Pogradec, si rezultat i të cilit u ndaluan 2 shtetas, u shpallën në kërkim 3 të tjerë dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 23 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e destinuar për t'u trafikuar jashtë vendit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec kanë ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, në ngarkim të këtij shtetasi, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.