Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
37 %
7.2kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
34 °
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
E premte, 23 Korrik, 2021

Në kërkim nga SPAK për trukim ndeshjesh në Shqipëri, arrestohet ish-futbollisti

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Markelian Alinani, ish-futbollist i Delvinës ka rënë në prangat e policisë së Tiranës. 44 vjeçari është ndaluar nga Sektori i krimit Ekonomik dhe Financiar, si i akuzuar për ndikim në trukimin e ndeshjes së Kategorisë së Dytë mes Selenicës dhe Përmetit.

Emri i Alinanit doli në dritë nga SPAK, në hetimet ndaj prokurorit të Sarandës, Sali Hasa dhe oficerit të policisë gjyqësore, Napolon Hodaj. Ndaj Alinanit ka masë sigurie “Arrest me burg”. Ai ka qenë i hetuar nga SPAK për ndikim në ndeshjen e sipërpërmendur, me sfidën që u vendos nga një penallti në favor të Përmetit.

Veç kësaj, Alinani ka precedent të mëparshëm penal dhe akuzohet për ushtrim ndikimi të paligjshëm për mbylljen e çështjes ndaj tij. Në lidhje me trukimin e sfidës së Kategorisë së Dytë janë vendosur në pranga edhe Qerim Ruçi, arbitër I sfidës dhe zyrtari i Përmetit, Bledar Hajredini.

Më shumë

spot_img
spot_img