Hapësire reklamuese

Aktualitet

Në kërkim nga policia, arrestohet ish-futbollisti

Shkruar nga Newsbomb

Ish-futbollisti i Tërbunit, Saedet Myftija i cili ishte në kërkim për dy ngjarje kriminale të ndodhura në Velipojë në verën e vitit të shkuar, është arrestuar nga policia e Shkodrës në bashkëpunim me atë të Lezhës.

Më 30 maj të 2023-shit, 28-vjeçari së bashku me Zabit Mehmedaj, ish-futbollist i Vllaznisë kanë dhunuar me mjete të forta një 64-vjeçar. E gjitha ka ndodhur për shkak të vendosjes së shezlongëve në plazhin e Velipojës. Por një muaj më vonë pas këtij sherri, Myftija i vendosi tritol banesës së të afërmit të 64-vjeçarit.

Në mëngjesin e 29 qershorit të vitit të shkuar, ish-futbollisti vendosi një sasi tritoli në garazhin e banesës së Agim Urajt në Shkodër, në lagjen “10 korriku”. Për fat të mirë, nga shpërthimit dëmet ishin vetëm materiale.

Prokuriora pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Shkodër ka marrë materialet proceduriale, për veprime të mëtejshme. Veprat penale që rëndojnë mbi Myftijan janë, “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, “Shkatërrim i pronës”, Plgosje e lehtë me dashje” dhe “vjedhje”.

Saedet Myftija Saedet Myftija

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese