Hapësire reklamuese

Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar nga Norvegjia për krime familjare, arrestohet në Tushemisht 36 vjeçarja maqedonase

Shkruar nga Newsbomb
Në kërkim ndërkombëtar nga Norvegjia për krime

Adrijana Malbi 36-vjeç nga Maqedonia e Veriut është arrestuar në Tushemisht me qëllim ekstradimi drejt Norvegjisë.

Gruaja ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet për krime familjare.

Njoftimi i policisë:

Falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Norvegjinë dhe Policinë Kufitare, vihet në pranga një shtetase në kërkim ndërkombëtar.Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Norvegjisë 36-vjeçarja e shpallur në kërkim ndërkombëtar për krime familjare.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Tushemusht, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë të mundur arrestimin me qëllim ekstradimi drejt Norvegjisë të shtetases A. M., 36 vjeçe, banuese në Ohër, Maqedonia e Veriut.

Nga verifikimi i kryer në sistem, rezultoi se kjo shtetase ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Oslo Norvegjia, për krime të kryera kundër familjes/rrëmbimit, në Norvegji.Veprimet procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e saj drejt Norvegjisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu