Hapësire reklamuese

Aktualitet

Në kërkim nga Italia si pjesë e një grupi kriminal, arrestohet 28-vjeçari në Durrës

Shkruar nga Newsbomb
Në kërkim nga Italia si pjesë e një grupi kriminal,

Një 28-vjeçar i shpallur në kërkim nga Italia për grup të strukturuar kriminial ka rënë në prangat e policisë së Durrësit.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi Glorildo Halili 28 vjeç, banues në fshatin Çermë, Lushnjë.

28-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Grupi kriminal”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.

Njoftimi i policisë së Durrësit;

Finalizohet operacioni policor i koduar “Vendndodhja”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni, rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit.

Kapet në Durrës dhe arrestohet provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, një 28-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga autoritetet e Italisë, si pjesëtar i një grupi kriminal për trafikimin e narkotikëve.

Në vijim të operacioneve policore për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës dhe specialistët e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSH, të mbështetur nga informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe të koordinuara ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, finalizuan operacionin policor të koduar “Vendndodhja”, si rezultat i të cilit u lokalizua në lagjen nr. 13, Durrës, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar G. H., 28 vjeç, banues në fshatin Çermë, Lushnjë.

28-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Grupi kriminal”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e 28-vjeçarit, në Itali.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese