Hapësire reklamuese

Aktualitet

Në kërkim nga Interpol Roma për trafik droge, prangoset në Vlorë 54 vjeçari

Shkruar nga Newsbomb
Në kërkim nga Interpol Roma për trafik droge, prangoset në

Një 54 vjeçar nga Vlorës ka rënë në prangat e Policisë, pasi Interpol Roma e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar. Shtetasi A.A (L) akuzohet për veprat penale "Trafikimi i lëndëve narkotike" dhe “Organizatë kriminale", parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Lecce-s, Itali, me vendimin penal të datës 28.01.2022, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprat penale "Trafikimi i lëndëve narkotike" dhe “Organizatë kriminale", parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Roma, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Njoftimi i plotë i Policisë së Vlorës

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “September”.

Në kuadër të këtij operacioni, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, u bë kapja dhe ndalimi, me qëllim ekstradimi, i shtetasit:  A. A.(L)., 54 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Lecce-s, Itali, me vendimin penal të datës 28.01.2022, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprat penale "Trafikimi i lëndëve narkotike" dhe “Organizatë kriminale", parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.