Tirana
light rain
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
81 %
1.5kmh
100 %
Pre
11 °
Sht
11 °
Die
11 °
Hën
9 °
Mar
6 °
E premte, 27 Janar, 2023

Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, shqiptari identifikohet pas ndalimit rastësor në Itali, lëvizte me Mercedes

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një shqiptar ka rënë në prangat e karabinierëve në Itali, pasi rezulton si i shpallur në kërkim për vrasje dhe prodhim armësh. Identiteti i tij nuk jepet, por mediat në vendin fqinj bëjnë me dije se i ndaluari është shpallur në kërkim nga Gjykata e Lezhës.

Natën mes të hënës 10 dhe të martës 11 tetor nga karabinierët, është ndaluar për kontroll një mjet tip Mercedes në të cilin udhëtonte një person me banim në Varese dhe më origjinë shqiptare.

Pas kontrollit të plotë, efektivët zbuluan se ai ishte një person i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare, pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar për ekstradim nga Gjykata e Rrethit Lezhë, për krimet e vrasjes dhe prodhimit pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit.

Ky fakt u konfirmua më tej nga Shërbimi i Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor i Departamentit të Sigurisë Publike.  Menjëherë agjentët vazhduan ekzekutimin e urdhrit ndërkombëtar të arrestit, arrestuan shtetasin shqiptar dhe e kanë shoqëruar atë në një burg lokal, në pritje të ekstradimit në Shqipëri.

Më shumë


spot_img








spot_img