Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Mër
37 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
33 °
Die
32 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Në kërkim ndërkombëtar për vrasje me dashje dhe mashtrim, ekstradohen nga Italia dy shqiptarë të shumëkërkuar: Ja për cilat ngjarje janë arrestuar (EMRAT)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ardjan Hoxhaj 49 vjeç dhe Arian Katreli 50 vjeç; janë dy shqiptarët e shumëkërkuar që janë ekstraduar nga Italia në Shqipëri, falë bashkëpunimit të autoriteteve të drejtësisë atje dhe Interpol Tiranës.

Këta shtetas akuzohen për veprat penale “Vrasje me djashje” dhe “Mashtrim”.

Sipas Interpol Tirana, është ekstraduar nga Roma/Itali drejt vendit tonë shtetasi shqiptar Ardjan Hoxhaj, 49 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 16 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Shtetasi Ardjan Hoxhaj, në vitin 1995, në Vlorë, ka vrarë duke e goditur me thikë në kraharor shtetasin A. A. dhe ka plagosur vëllanë e tij, shtetasin G. A.

Gjithashtu, është kryer ekstradimi nga Italia drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Arian Katreli, 50 vjeç, të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 10 vite burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

Personat e ekstraduar në PKK Rinas i janë dorëzuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img