Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, Fast Albania prangos në Belgjikë 36 vjeçarin nga Lezha (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, Fast Albania prangos

Mariglen Përgjini, 36 vjeç, është arrestuar në Belgjikë pas një operacioni të përbashkët mes njësive policore Fast Albania dhe Fast Belgjika. Përgjini ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje dhe përdorte një pasaportë të falsifikuar bullgare, me qëllim që t’i shmangej identifikimit nga shërbimet policore.

"Në kuadër të këtij operacioni, në Bruksel, Belgjikë, bazuar në informacionet e dhëna nga FAST Albania, u bë e mundur kapja, nga FAST Belgjika, e shtetasit Mariglen Përgjini, 36 vjeç, lindur në Manati, Lezhë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ky shtetas përdorte një pasaportë të falsifikuar bullgare, me qëllim që t’i shmangej identifikimit nga shërbimet policore. 

Shtetasi Mariglen Përgjini ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar me 18 vjet burg, nga të cilët i kanë mbetur për të kryer edhe 10 vjet, 4 muaj dhe 27 ditë burg, për veprat penale "Vrasja me dashje" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”. 

Gjithashtu ky shtetas është dënuar dhe nga Gjykata e Apelit Tiranë, me 3 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.  

Kapja e këtij shtetasi u bë falë bashkëpunimit 1-mujor ndërmjet njësive FAST Albania dhe FAST Belgjika, të cilat gjatë kësaj kohe kanë shkëmbyer informacione, në mënyrë të vazhdueshme, deri në kapjen dhe arrestimin e personit të kërkuar", njofton Policia e Shtetit.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Intepol Belgjikën, vijon punën për plotësimin e dokumentacionit, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Shqipërisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese