Tirana
broken clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
81 %
1kmh
75 %
Hën
9 °
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
11 °
E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Në kërkim ndërkombëtar për trafikim narkotikësh, arrestohet 47-vjeçari në Vlorë, pritet të ekstradohet në Itali (EMRI)

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

ebd48b2844b715a76214dbb98e8eb4db

Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për ‘trafikim të lëndëve narkotike’.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasit Gazmir Mehmetaj, 47 vjeç, lindur në Selenicë dhe banues në Vlorë.

Personi në fjalë ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore italiane, pasi Gjykata e Catalia-s, Itali, e ka dënuar me 7 vjet burg, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar.

Operacioni nga DVP Vlorë, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Vihet në pranga nga Policia, një shtetas në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana dhe Departamentin e Policisë Kriminale, bënë të mundur lokalizimin në Vlorë dhe arrestimin provizor të shtetasit Gazmir Mehmetaj, 47 vjeç, lindur në Selenicë dhe banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore italiane, pasi Gjykata e Catalia-s, Itali, e ka dënuar me 7 vjet burg, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img