Hapësire reklamuese

Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për “trafik droge”, Operacionialja dhe Interpoli arrestojnë 45 vjeçarin durrsak, pritet ekstradimi në Itali (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Në kërkim ndërkombëtar për “trafik droge”,

Një 45 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë në Itali dhe i dënuar me 9 vite burg për trafik droge, është arrestuar nga Forcat Operacionale dhe Interpol Tirana, në Durrës.

Në pranga ka rënë shtetasi Sokol Tatani (Isteri), 45 vjeç, banues në Durrës.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me agjentët e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Durrës, Fast Albania dhe Interpol Tirana, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Last Coffee”, në kuadër të të cilit u bë i mundur lokalizimi në një kafene në lagjen nr. 16, Durrës, kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit Sokol Tatani (Isteri), 45 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Pizës/Itali e ka dënuar me 9 vite burg për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve", si dhe autoritetet gjyqësore në Bari/Itali kanë lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar.    

Ky shtetas dyshohet se gjatë viteve 2001 dhe 2002 ka trafikuar sasi të ndryshme heroine nga Shqipëria për në Itali. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu