Hapësire reklamuese

Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në Milano i riu shqiptar, pritet të ekstradohet në Shqipëri (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet

Një 22-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge është arrestuar nga Policia në Milano, Itali dhe pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë.

Bëhet fjalë për shtetasin Luis Shkira, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, në vitin 2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Ky shtetas dyshohet se në shtator të vitit 2021, ka tentuar të trafikojë lëndë narkotike, nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit

Finalizohet një tjetër operacion policor i përbashkët me homologët, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni policor i koduar “Navigli”, u zhvillua nga Interpol Roma dhe Policia italiane, falë informacioneve të siguruara përmes inteligjencës informative nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe shkëmbimit të tyre në kohë reale mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara javët e fundit, me homologët, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar që fshihen jashtë shtetit, si rezultat i informacioneve të siguruara nga Policia e Shtetit dhe të shkëmbyera mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për një person në kërkim që fshihej në Milano, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Navigli”.

Në kuadër të operacionit, u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi nga Policia italiane, me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë, i shtetasit L. Sh., 22 vjeç, banues në Pogradec.

Shtetasi L. Sh. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, në vitin 2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Ky shtetas dyshohet se në shtator të vitit 2021, ka tentuar të trafikojë lëndë narkotike, nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut. Interpol Tirana po kryen procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt vendit tonë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll