Tirana
broken clouds
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
72 %
4.6kmh
75 %
Hën
14 °
Mar
8 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
12 °
E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet durrsaku që përdorte tre emra (DETAJE)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 47-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar sot me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Në pranga ka rënë Kreshnik Budlla alias Besnik Farruku alias Sokol Koci, 47 vjeç, banues në Durrës, ndërsa, pritet ekstradimi i tij drejt Italisë.

Gjykata e Ancona-s e ka dënuar me  6 vite e 8 muaj për veprën penale “trafik droge”.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejtë Italisë të shtetasit Kreshnik Budlla alias Besnik Farruku alias Sokol Koci, 47 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Apelit në Ancona, Itali, e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Trafik i drogës”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img