Hapësire reklamuese

Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për ‘mashtrim', Interpoli arreston në Vlorë 39 vjeçaren greke, banuese në qytetin bregdetar (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Në kërkim ndërkombëtar për ‘mashtrim',

39 vjeçarja greke Athanasia Kyriakou, ka rënë në prangat e Policisë së Vlorës dhe Interpol Tiranës, pasi është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë së vendit të saj.

Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, është bërë i mundur lokalizimi dhe arrestimi provizor i shtetases greke Athanasia Kyriakou, 39 vjeçe, banuese në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë.

Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Athina, pasi Gjykata e Larisës, Greqi, me vendimin e datës 06.03.2017, e ka dënuar me 2 vjet burg, për veprën penale “Mashtrimi", parashikuar nga Kodi Penal grek.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Athinën, vijon procedurat për ekstradimin e kësaj shtetaseje drejt Greqisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu