Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për drogë, ekstradohen nga Gjermania dy shqiptarët (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Në kërkim ndërkombëtar për drogë, ekstradohen nga

Dy shqiptarëv në kërkin ndërkombëtar për veprën penale “mashtrim” janë lokalizuar dhe arrestuar nga policia gjermane me qëllim ekstradimin e tyre drejt Shqipërisë.

Të arrestuarit janë Ilir Nazaj, 53 vjeç i dënuar me 6 vjet e 6 muaj burgim, dhe Kristaq Tota, i dënuar me 5 vjet burgim, nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi".

Dy shqiptartët u arrestua në kuadër të operacionit policor të koduar “Capital 2”.

Njoftimi i Policisë

DVP Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Capital 2”. Lokalizohen në Gjermani, si rezultat i sigurimit të informaconit të vendodhjes së tyre, nga DVP Tiranë, dhe ekstradohen drejt Shqipërisë, dy shtetas.

Të ekstraduarit të dënuar me 5 vjet, dhe 6 vjet e 6 muaj, për mashtrim.

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, Interpol Tirana, pas marrjes së informacionit nga Seksioni i Kërkimit i DVP Tiranë, për dy shtetas shqiptar në kërkim ndërkombëtar që fshiheshin në Gjermani, ia kanë dërguar informacionet autoriteteve policore gjermane, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Në bazë të këtyre informacioneve, në kuadër të operacionit policor të koduar “Capital 2”, janë lokalizuar dhe ekstraduar në Shqipëri, shtetasit:

- Ilir Nazaj, 53 vjeç i dënuar me 6 vjet e 6 muaj burgim, dhe Kristaq Tota, i dënuar me 5 vjet burgim, nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi".

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese