Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
36 %
2.1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
27 °
Mar
29 °
Mër
30 °
Enj
32 °
E diel, 22 Maj, 2022
spot_img

Në kërkim ndërkombëtar nga Suedia, 30 vjeçari nga Kosova prangoset në Muriqan

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Bindi Agolli, një 30 vjeçar nga Kosova është arrestuar sot nga Policia Kufitare në Muriqan. Ky shtetas rezulton se ishte në kërkim ndërkombëtar nga Suedia, sepse është dënuar me 2.4 vite burg.

“Shërbimet e PKK Muriqan, si rezultat i kontrolleve të shtuara, me qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Suedisë, të shtetasit:

Bindi Agolli , 30 vjeç,  banues në Kosovë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Jonkoping/Suedi, me vendimin e datës 29.04.2021, e ka dënuar këtë shtetas me 2 vite e 4 muaj burgim, për veprat penale “Mashtrimi”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Vjedhja” dhe “Shkelja e ligjit për narkotikët”, parashikuar nga Kodi Penal i Suedisë”, njofton Policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatë së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme, me qëllim ekstradimi në shtetin suedez.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img