Hapësire reklamuese

Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania, prangoset në Morinë 33 vjeçari shqiptar

Shkruar nga Newsbomb
Në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania, prangoset në

Një 33 vjeçar nga Prizreni është arrestuar në hyrje të territorit shqiptar, në Doganën e Morinës, pasi është i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai kërkohet nga Gjermani për drogë dhe organizatë kriminale.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, pasi NCB Wiesbaden, Gjermani, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprat penale “Përdorues droge”, “Mashtrim komercial” dhe “Organizatë kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, falë shkëmbimit të informacionit me Interpol Tirana, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar E. C., 33 vjeç, banues në Prizren.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, pasi NCB Wiesbaden, Gjermani, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprat penale “Përdorues droge”, “Mashtrim komercial” dhe “Organizatë kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese gjermane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Gjermanisë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.