Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
36 %
4.6kmh
0 %
Die
34 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet grabitësi kosovar në Durrës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një shtetas kosovar është arrestuar nga policia e Durrësit me qëllim ekstradimin drejt Kosovës.

Burime zyrtare bëjnë me dije se Blendi Cërmjanim, 42-vjeç banues në Gjakovë është i dyshuar për disa vepra penale si vjedhje, vjedhje të rënda, grabitje dhe posedim të substancave narkotike.

Arrestimi provizor i 42-vjeçarit u bë pasi Gjykata Themelore Prizeren ka lëshuar urdhër-arresti për veprën penale “Vjedhje”, parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës.

Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me ILECU Kosovë, vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Kosovës.

Njoftimi i Plotë i Policisë:

Vijojnë operacionet nga strukturat e DVP Durrës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

Vihet në pranga me qëllim ekstradimi drejt Kosovës, një 42 vjeçar.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar si dhe planit të masave gjatë sezonit turistik, për parandalimin e veprave penale në fushën e vjedhjeve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZKQ Interpol Tirana, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin provizor të shtetasit kosovar B. C., 42 vjeç, banues në Gjakovë, Kosovë.

Arrestimi provizor i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata Themelore Prizeren ka lëshuar urdhër-arresti në ngarkim të shtetasit B. C., për veprën penale “Vjedhje”, parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës.

Ky shtetas është i dyshuar për disa vepra penale si vjedhje, vjedhje të rënda, grabitje dhe posedim të substancave narkotike.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me ILECU Kosovë, vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Kosovës.

Më shumë

spot_img
spot_img