Kreshnik Gashi, vëllai i Agim Gashit, është shpallur në kërkim nga Policia e Fierit për vrasjen e ndodhur mesditën e djeshme në Fier. Dy vëllezërit Gashi, akuzohen se kanë qenë në mjetin tip Mercedes Benz dhe kanë qëlluar për vdekje Elton Javorin.
Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga grupi hetimor i përbërë nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier dhe atyre të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, rezultoi se:
Ditën e djeshme në lagjen "16 Prilli", Fier, nga një automjet tip "Benz", nga krahu i pasagjerit, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip "Fuoristradë" e cila drejtohej nga shtetasi Elton Javori, 41 vjeç.
Pas këtij veprimi, shtetasi Elton Javori, ka qëlluar disa herë me armë zjarr pistoletë në drejtim të automjetit tip "Benz". Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, 41 vjeçari ka mbetur i vrarë.
Nga hetimet rezultoi se autorët që udhëtonin me automjetin tip "Benz" janë shtetasit Agim Gashi, 35 vjeç dhe Kreshnik Gashi, 33 vjeç (vëllezër), të cilët janë shpallur në kërkim dhe po punohet intensivisht për kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, në afërsi të automjetin tip "Fuoristradë", u gjet 1 armë zjarri pistoletë me numër trupi të paidentifikuar e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Motivi i kësaj ngjarjeje kriminale dyshohet një konflikt i nisur disa kohë më parë midis shtetasit Agim Gashi dhe shtetasit Elton Javori për motive të dobëta.
Lexo edhe: VIDEO: Momenti kur autori i afrohet “Porsches” dhe ekzekuton nga xhami Elton Javerin
Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna hetimore për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje dhe mbledhjen e te gjitha provave për dokumentimin e plotë të saj.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, në ngarkim të shtetasve A.G. dhe K.G., të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim" e kryer në bashkëpunim dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak".