Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
2.1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
Sht
33 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Ne kemi kërkuar votën për Edi Ramën”, Balluku entuziaste për fitoren: Nuk do të ishim këtu nëse në krye nuk do të kishim atë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku së bashku me kryetarin e bashkisë, Erion Veliaj nga njësia 6 në Kombinat kanë falenderuar të gjithë mbështetësit e tyre të cilët nuk janë lodhur gjatë gjithë fushatës.

Balluku falenderoi të gjithë banorët e kombinatit të cilët I besuan dhe i dhanë votën në zgjedhejt e 25 prillit.  Duke marrë parasysh kushtet jonormale në të cilat u gjet Shqipëria në këto zgjedhje për shkak të pandemisë, Balluku tha se ky fakt nuk i ka penguar ti shihin qytetarët në sy për të zgjedhur hallet e tyre.

Balluku në fund të fjalës së saj tha se puna e Partisë Socialiste do të vijojë dhe qytetarët mos mendojë se “ne morëm votat dhe do ikim pasi çdo ditë do të jemi në terren për të bërë gjithçka që kemi premtuar.

“E para e punës dua të falenderoj të gjithë banorët e kombinatit. Socialistët dhe jo soacialistët të gjithë ata që na votuan që na mirëkuptuan na mbështetën dhe na kanë përcjellë në të gjithë këtë fushatë, që ka  zgjatur për 6 muaj. Ka qenë një fushatë atipike për shkak se është bërë në kushtet e pandemisë por kemi respektuar të gjitha rregullat dhe nuk kemi lënë asnjë pa e parë në sy pa I zgjidhur hallin ose ashtu si e thotë kryeministri “ti qajmë hallin”.  Unë nuk kam qenë vetëm,  fati im është se këto bura dhe gra që janë pas meje mendojnë dhe besojnë të njëjtat gjëra që mendoj dhe besoj unë. Mendojn dhe besojn se njerëzit kanë nevojë për punë jo për fjalë, për një të ardhem që të jetë e sigurt.

Këta burra dhe gra që shikoni këtu janë shokët e mi që punojnë me të njëjtën dashuri për PS me të njëjtin përkushtim për besimin që na ka dhënë Edi Rama. Asnjë nga ne nuk do të ishte këtu me këtë fitore, apo me gjithë fitoret që kemi kryer historikisht nëse në krye nuk do të kishim Edi Ramën. E kam thënë gjatë gjithë fushatës, ja kam thënë njerëzve kur më thonin ‘është e vështirë për ju jeni në mandate të 3’ dhe u kam thënë po ne kërkojmë mbështetje se kemi punuar, kërkojmë mbështetje sepse jemi më të mirët, po ne kërkojmë votën edhe për një fakt, kur ne kërkojmë votën e kërkojmë për Edi Ramën”, tha Balluku.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img