Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
82 %
0.5kmh
0 %
Hën
26 °
Mar
29 °
Mër
31 °
Enj
32 °
Pre
26 °
E hënë, 23 Maj, 2022
spot_img

“Ne kemi guximin t’i shohim njerëzit në sy”, Manja ironizon opozitën: Ju nuk duroni dot njëri tjetrin, gozhduat Lulin si shkakun e humbjes së zgjedhjeve

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Në seancën plenare në Kuvendin e Shqipërisë po diskutohet mbi projektligjin “Për ratifikimin e protokollit ndryshues të Konventës për Mbrojtjen e Individëve në lidhje me Përpunimin Automatik të të Dhënave Personale”, teksa disa deputetë demokratë akuzuan qeverinë se patronazhistët i kanë marrë të dhënat personale qytetarëve shqiptarë.

Por për t’i kundërshtuar ata mori fjalën ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i cili tha se patronazhistët i kanë marrë të dhënat nga takimi me njerëzit në terren, pasi socialistët kanë guxim t’i shohin njerëzit në sy.

Ai ironizoi deputetët demokratë, për të cilët tha se nuk shohin dot njëri tjetrin as 2 rreshta mbrapa në Kuvend, teksa shtoi se pas shumë justifikimesh, demokratët gozhduan Lulzim Bashën si shkakun për humbjen e zgjedhjeve të 25 Prillit.

“Të gjithë diskutimet e kolegëve të opozitës, përpiqen të shpjegojnë se çfarë ka dashur të thotë Edi Rama gjatë javës. Por ai i thotë me zë të lartë dhe i del për zot atyre që thotë. Patronazhistët tanë i kanë marrë të dhënat nga bisedat telefonike dhe kontaktesh të drejtpërdrejta me njerëzit, sepse ne kemi guximin t’i takojmë njerëzit tanë sy për sy, ndërsa ju nuk keni dini ta kuptoni ende këtë, sepse ju akoma nuk shihni njëri tjetrin në sy.

Nuk është faji i mazhorancës që ne punojmë 365 ditë të vitit, ndërsa ju i mësoni zgjedhësit tuaj si të përdorin leva, sopata, dhe kur vjen data e zgjedhjeve kujtoheni si i humbët zgjedhjet. Në fillim thatë shkak është blerja e votës, pastaj vendet e punës, pastaj patronazhistët e në fund gozhduat Lulin si shkakun e humbjes së zgjedhjeve. A ka mundësi ta ndani mendjen për zgjedhjet e 25 Prillit, pasi erdhën këto zgjedhjet e Prillit 2023. Me çfarë shoh unë këtu dhe me çfarë pashë në fillim, ju akoma nuk e  keni mendjen te zgjedhjet, por edhe nuk e shihni dot njëri tjetrin as 2 rreshta më mbrapa”, tha Manja.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img