Hapësire reklamuese

Aktualitet

Në kasaphanën poshtë dritares

Shkruar nga Newsbomb

Margarit Kume punonjës i Gardës së Republikës, shofer I komandantit Ndrea Prendi u Akuzua për shpërdorim detyre dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Ai akuzohej se kishte vënë në dispozicion  pistoletën e tij për t’I ndërruar tytën me atë të Ndrea Prendit.

Agim Llupo me detyrë shef I Shtabit (zv.komandant) i Njësisë Speciale të Gardës së Republikës u akuzua se me armën e tij automatik, tip ‘’MP­5’’, ka vrarë demonstruesin Ziver Veizi.  Agim Llupo u hetua edhe për vrasjen e dy demonstruesve të tjerë.

Armando Kasaj me detyrë shef i Shërbimit IT pranë Këshillit të Ministrave u akuzua për ‘’Shpërdorim detyre’’. Kasaj, sipas akuzës, kishte kopjuar e fshirë filmimet e 21 Janarit në serverin e kamerave të Kryeministrisë. Ai e kishte riformatuar pajisjen  më 22 janar në orën 00:51, duke fshirë gjithë të dhënat.

Më 7 shkurt, 2 vjet pas ngjarjes, Ndrea Prendi dhe Agim Llupo u shpallën të pafajshëm. Prokuroria nuk pati prova bindëse për Gjykatën. Sipas Gjykatës, Prendi dhe Llupo po bënin detyrën. Poshtë dritares së kryeministrit.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese