Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Në kamionin me krom u gjet drogë, burg pa afat për pronarin dhe shoferin (Si e fusnin heroinën në mjet)

Shkruar nga Newsbomb
Në kamionin me krom u gjet drogë, burg pa afat për pronarin dhe

Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës ka lënë në burg pronarin dhe shoferin e kamionit që u kap në Portin e Durrësit me drogë.

Gjykata dha masën “arrest me burg pa afat” për pronarin Arjan Cerma dhe shoferin Olgert Duda.

Personat në fjalë janë arrestuar pasi gjatë kontrollit në dalje në vijën e dytë, në kamionin tip “Scania” në pronësi të Çermës, që drejtohej nga Duda i ngarkuar me krom, me destinacion shtetin italian, me konkretisht në kabinën e kamionit, u gjetën të fshehura 43 pako të mbështjella me natriban brenda të cilave kishte lëndë narkotike të dyshuar heroinë, me peshë totale 45 kilogramë e 500 gramë.

Dyshohet se droga kishte tre destinacione të ndryshme pasi droga ishte e paketuar në tre mënyra të ndryshme.

Në lidhje me skemën që përdorin është se Kamioni futej në skaner dhe kalonte i pastër. Sa kalonte pikat e kontrollit dhe para se të futej në traget, shoferi niste skemën e inskenimit, bënte sikur i prishej koka kamionit, që zëvendësohej me një tjetër, brenda së cilës ishte fshehur heroina e cila nuk kontrollohej më.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll