Ariu i murrmë Mark, i cili kaloi dy dekada në një kafaz shumë të vogël në një restorant në Tiranë, ka mbërritur në Austri.
Shoqata austriake ‘Vier Pfoten’, e përfshirë në ndihmën e kafshëve, bëri të mundur transferimin e ariut Mark nga Tirana drejt Austrisë.
Pas mbërritjen së Austri, CNN ka bërë edhe një shkrim ku thotë se pas më shumë se njëzet vjetësh në robëri, Marku, i fundit nga “arinjtë e restorantit” të Shqipërisë, ka mbërritur i sigurt në shtëpinë e tij të re.
Kafsha vuante nga probleme të rënda shëndetësore. Ai ishte mbipeshë, kishte dhëmbë të thyer dhe shfaqte sjellje “jonormale” si ritmi për shkak të mungesës së stimulimit në kafazin e tij të ngushtë, ndësa tani do nis jetën e re në habitatin që i takon.
Lexo të plotë–(Këtu)