Hapësire reklamuese

Politikë

‘Ne jemi vend laik’, Gjoni përplaset me Vasilika Hysin dhe Halit Valterin: Ralf, kujdes kur të flasësh për gratë me shami se...

Shkruar nga Newsbomb
Halit Valteri - Vasilika Hysi

Deputeti Ralf Gjoni ka debatuar me Halit Valterin dhe Vasilika Hysin gjatë seancës së sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë.

Akuzat e tij ndaj presidentit turk Erdogan nuk janë pritur mirë nga Hyisi, e cila i ka thënë të mos i diskriminojë njerëzit në bazë të besimit fetar.

Ndërkohë edhe deputeti Valteri i ka kërkuar Ralf Gjonit të ketë kujdes kur fletë për fenë islame, ndërkohë që i ka kërkuar drejtueses së seancës Vasilika Hysi që të largojë nga seanca këta njerëz islamofobë.

Hysi: Nuk mund të diskriminosh njerëzish në bazë të besimit fetar. Kur ta dëgjoni fjalën prapë do e kuptoni që keni gabuar.

Gjoni: Zonja Hysi ju nuk mund të më tjetërsoni fjalën. Në jemi vend laik, e kam fjalën për alternativat fetare që hyjnë në politikë. Me alternativat fetare të sponsorizuara nga miku i Ramës, Erdogani. Dhe ne do detyrohemi që me familjet tona të largohemi. Ju s’po e kuptoni se çfarë po ndodh në këtë vend. Sot po flas si shqiptar i shkolluar jashtë që ka vendosur për të ardhur këtu dhe të investojë në këtë vend.

Halit Valteri: Lëre fenë jashtë parlamentit dhe kujdes kur të flasësh për gratë me shami se janë më të ndershme se ti dhe shokët e tu. Zonja kryetare, njërëz që janë islamofobë kaq të thekur i largoni nga kjo seancë. Ralf, jam më shqiptar se ti të paktën. Mos fol këtu.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu