Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
51 %
1kmh
0 %
Enj
29 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
36 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

“Ne jemi penalizuar prej Bashës”, Nard Ndoka analizon zgjedhjet dhe zbulon prapaskenat: Ai s’ka kontakte me aleatët sepse…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, në një bisedë në Fax News ditën e sotme ka bërë disa komente dhe analiza lidhur me zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Ai shprehu pakënaqësi të mëdha ndaj kreut të PD-së, teksa tha se aktualisht Basha nuk ka kontakte me aleatët e tij, pasi ka pasur hatërmbetje dhe mosmarrëveshje.

Dhe sipas Ndokës, e gjitha kjo për shkak të Bashës, pasi ai nuk ka ditur që të orientohet gjatë fushatës.

Lidhur me zgjedhjet e kreut të ri të PD dhe analizën që pretendohet të bëhet në selinë blu, Ndoka tha se në gjykimin e tij analiza e zgjedhjeve në PD duhet të ishte bërë përpara zgjedhjeve për kryetarin, ndërsa u shpreh se Basha nuk diti të ndërtonte një marrëveshje publike me aleatët.

“Çdo parti politike bën analizat e veta përmes strukturave, padyshim që do të ketë dhe një analizë për opozitën e bashkuar në tërësi, unë gjykoj sot se një prej shkaqeve përtej manipulimit të votës, është mungesa e funksionimit të opozitës si një trupë zgjedhore. Ne duhet të nxjerrim mësimet, opozita e pati të vështirë përballjen me mazhorancën, edhe pse Edi Rama ishte i vetëm.

Janë shumë arsye se pse opozita pati rezultat, zoti Basha e ndërtoi fushatën më vete, pra pati njëlloj protagonizimi nga Basha për tu ballafaquar në mënyrë direkte me zotin Rama. Ai ndoshta e futi në vorbull, dhe zoti Basha nuk diti që të ndërtonte një marrëveshje publike me aleatët. Nuk pati kontakte të vazhdueshme gjatë fushatës me aleatët, dhe kjo pati kostot dhe pakënaqësitë e veta.

Nuk ka kontakte për momentin, për faktin se PD u fut në një spirale të zgjedhjes së kryetarit, duhet të ishte e kundërta, të ishte bërë njëherë analiza  dhe më pas të bëhej zgjedhja e kryetarit. Ka një lloj tendence për t’i parë aleatët si të tepërt, ndërkohë që është e kundërta, ne jemi penalizuar nga heshtja e PD-së për heqjen e koalicioneve”, u shpreh Ndoka.

Më shumë

spot_img
spot_img