Tirana
clear sky
-3.5 ° C
-3.5 °
-3.5 °
80 %
1kmh
1 %
Enj
8 °
Pre
10 °
Sht
9 °
Die
10 °
Hën
4 °
E enjte, 27 Janar, 2022

“Ne jemi ortekë, s’ngulim çadra”, paralajmërimi i Berishës për protesta: Me këmbë e duar do të përmbysim qeverinë o Edvin; Bashën merre e bëje ministër!

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha është kthyer sot në vendlindjen e tij, në Tropojë për të zhvilluar foltoren e radhës me demokratët atje. Ai ftoi para qytetarëve edhe ata delegatë që nuk kanë firmosur për të marrë pjesë në Kuvendin e 11 Dhjetorit, të thirrur nga vetë ai.

Berisha paralajmëroi se bashkë me demokratët do të votojnë për protesta për përmbysur qeverinë Rama, ndërsa iu drejtua kryeministrit duke i thënë se Lulzim Bashën mund të marrë dhe ta bëjë ministër.

Pjesë nga fjala e Berishës:

A mundet të heshte Berisha para kësaj tragjedie të madhe? Sikundër nuk qëndroja i heshtur për “Open Ballkan” dhe ndarjen e Kosovës. Foltorja me gjykatën janë si nata me ditën. Nuk kam asgjë personale. Ndryshime të mëdha statutore janë parashikuar, me qëllimin për të sjellë pushtetin. Në stautin e ri: zgjedhjet në parti do të bëhen me votat e antërëve, zgjedhjet për deputet do të bëhet nga kryesia, do t’u japim një kartë.

Deputeti nuk do të jetë i kryetarit, as i Kryesisë. Kemi një mijë arsye për të shndërruar PD në shtëpinë e lirisë. Kryetari po humbi zgjedhjet do të largohet pa diskutim, ky nen do të quhet “neni Basha.” Statuti do të ketë edhe një nen të ri, ku Azem Hajdari do të shpallet presidenti përjetshëm i PD.

Ju ftoj të gjithë që të vini me 11 Dhjetor, edhe ata që nuk kanë firmosur, e kam fjalën për rrethe të tjera, të rithemelojmë PD dhe t’i japim Ramës mesazhin: Ky është revolucion paqësor, por ti me pengun tend po përpiqedsh ta bllokosh, mjerimin do marrësh, e dyta pengun merre dhe bëje ministër, bëj ca të duash, por ne do të themi se do të votojmë me këmbë e duar me proteta derisa të përmbysim narkoshtetin tënd. Harroje se ne do të ngulim çadra, pastaj do të votojmë. Ne jemi ortekë, nuk kemi punë me çadra.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img