Tirana
clear sky
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
34 %
2.1kmh
0 %
Sht
37 °
Die
37 °
Hën
36 °
Mar
37 °
Mër
36 °
E shtunë, 2 Korrik, 2022
spot_img

“Ne jemi gjithçka, por jo budallenj”, Rama i dorëzon medaljen “Yll i Madh i Mirënjohjes Publike” komandantit të NATO

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme i dorëzoi medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”, komandantit të Komandës Operacionale të NATO-s, Gjeneral, Tod Daniel Wolters.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se Shqipëria është shumë e lidhur me SHBA për shkak të historisë.

albsig

spring

“Ndonjëherë miqtë tanë evropianë ndiejnë një lloj kureshtie se si ndodh që Shqipëria, shqiptarët janë kaq pro amerikanë. Jam i sigurt që përherë nëse disa prej tyre nuk janë familjarizuar me historinë tonë mund të dukemi budallenj për ta thënë troç, ne mund të jemi gjithçka por nuk jemi budallenj.

Ne jem i gjithçka, por jo budallenj. Ne jemi këtu në këtë pjesë historie të lidhur kaq fort me këtë aleat dhe këtë mik, falë edhe një pjese tjetër të historisë që e ndërpreu këtë marrëdhënie, që këtë vit shënon 100 vjetorin e saj.  Ndonjëherë duket më sfiduese nga mund të përballojmë. Por në fund të fundit është përmirësues për ne. Nuk guxoj asnjëherë të pyes ambasadorët amerikane se çfarë mësojmë nga Shqipëria, por ne mësojmë shumë nga këta partnerë tejet të fuqishëm dhe të ditur.

Ndoshta forcat e armatosura janë shprehja më e mirë e rrugëtimit tonë për të mësuar, shoqëruar nga miqtë dhe aleatët amerikanë. Nëse sot forcat tona të armatosura kanë shkuar në një nivel që edhe ata më optimistë nuk do të kishin guxuar ta përfytyronin më parë,kjo ka ndodhur falë aleatëve tanë amerikanë.

Në këtë raport, shumë ka të bëjë me njerëzit, shumë lidhet me personalitet. Shumë lidhet me ata të cilët janë shprehja njerëzore e kësaj marrëdhënie, ambasadorë, gjeneralë, të dërguar, punonjës, të cilët në kuadrin e punës së tyre duhet të mëshirojnë pajimet dhe ambiciet e kësaj marrëdhënie”, tha Rama.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img